Kronikë e zezëMaqedoni

Aksion policor në objekte hotelerike në Shkup: Tetë persona me drogë janë arrestuar

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar se, gjatë kontrollit të mbrëmjes së djeshme të objekteve hotelierike në Shkup, policia ka kryer kontrolle te më shumë se njëzet persona dhe te tetë prej tyre është gjetur drogë.

Njoftimi nga Policia:

Gjendet drogë në objekt gastronomik në Shkup, arrestohen tetë persona

Më datën 18/19.03.2022 nëpunës policorë të Njësitit për Tregti të Palejuar pranë SPB Shkup dhe të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup duke vepruar në bazë të planit aksional për parandalimin e veprave penale sipas nenit 215 dhe 216 të KP të RMV-së në rajonin e qytetit të Shkupit kanë kryer kontrollë në objekte gastronomike dhe është realizuar kontrollë të mbi njëzet personave pas së cilës nga liria janë privuar: A.S. (19), F.A. (25), N.S. (31), A.A. (24) të gjithë nga Shkupi, A.M. (26) nga Manastiri, D.G. (27) nga Kumanova dhe M.M. (22) nga Gostivari, si dhe një i mitur nga Shkupi për arsye se tek ata është gjetur kokainë, amfetaminë, marihuana dhe materie ngjyrë e bardhë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit do të parashtrohen kallëzime përkatëse. Kontrollimet e përforcuara do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardshme.