Rajoni

Publikohet rezultati i intervistimit për drejtor të RTK-së

Shpërndaje

Bordi i RTK-së ka publikuar vlerësimet e bëra nga secili anëtarë për kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së dhe rezultatet finale të kandidatëve edhe për intervistën me gojë.

“Komisioni vlerësues dhe përzgjedhës për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së të shtunën ka intervistuar kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të RTK-së. Në intervistë janë paraqitur pesë kandidatë”, thuhet në komunikatën e Bordit të RTK-së.

Tutje thuhet se procesi i intervistimit ka qenë tërësisht transparent, ku kanë marrë pjesë nëntë monitorues, duke përfshirë shoqërinë civile, Zyrën e Përfaqësuesit të Posaçëm BE-së në Kosovë dhe tri sindikatat e RTK-së.

“Kandidatët janë përgjigjur në pesë pyetjet e njëjta te përpiluara nga komisioni (një orë para intervistës), ndërkaq secili anëtar i komisionit vlerësimin e ka bërë në mënyrë të pavarur për secilën pyetje. Gjithashtu, në kuadër të transparencës dhe vlerësimit korrekt, anëtarët e komisionit e kanë arsyetuar vlerësimin për secilën pyetje para anëtarëve të tjerë të komisionit dhe monitoruesve. Vendimi formal, kandidatëve do t’u dërgohet brenda afatit kohor ligjor”, thuhet tutje në komunikatë.

Bordi i RTK-së ka bërë të ditur se vendimi formal kandidatëve do t’u dërgohet brenda afatit kohor ligjor.

Vlerësimi i secilit anëtar të komisionit për secilën pyetje, për secilin kandidat