Taravari priti në takim zv.Kryeministren e Kosovës, Donika Gërvalla
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka pritur në takim znj. Donika Gërvalla – Shwartz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv/kryeministren e Republikës së Kosovës.
Postimi nga Taravari:
Kënaqësi të prisja sot në takim znj. Donika Gërvalla – Shwartz, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe zv/kryeministre e Republikës së Kosovës.
Në kuadër të këtij takimi, mes tjerash, u trajtuan tema të fushëveprimit të spektrit politik mes dy vendeve tona, gjendja në lidhje me funksionimin e institucioneve qeverisëse lokale dhe atyre qendrore kundrejt detyrimit dhe zbatimit të të drejtave politike, institucionale dhe qytetare të shqiptarëve në RMV.
Para ministres prezentova punët tona si pushtet lokal, ndërsa nga ana e saj znj. Gërvalla – Shwartz, premtoi instrumete të përkrahjes dhe thellimit të bashkëpunimit në të ardhmen.