Duhet të rrënohet patjetër ky sistem johuman i korrupsionit dhe krimit në emër të demokracisë
Nga, Abdulla Mehmeti
Shqiptarët në Maqedoni dhe jo vetëm,
– para se të mendojnë për të ardhmen e tyre të lumtur e të sigurt;
– për avancimin e statusit kushtetues-juridik, nga pakica kombëtare në popull shtetformues;
– pjesëmarrjen në pushtet, me efekt të dobishëm për qytetarët shqiptarë dhe realizimin e të drejtave të tyre;
– sigurimin e barazisë së plotë qytetare dhe kombëtare;
– decentralizimin e pushtetit;
– reforma demokratike në shoqëri dhe progres;
– integrimin e vendit në strukturat euroatlantike;
– ndarje të barabartë të buxhetit shtetëror dhe investime në rajonet, komunat dhe vendbanimet shqiptare;
– avancimin e statusit të gjuhës shqipe në gjuhë zyrtare;
– ndërprerjen e proceseve të montuara politike për ndëshkimin kolektiv të shqiptarëve;
– largimin masiv të popullsisë, sidomos të rinisë nga vendlindja në botën e jashtme;
– ndërtimin e shtetit ligjor dhe zbatimin e ligjeve pa diskriminim në baza etnike, fetare, gjuhësore dhe dallime të tjera;
– ndërtimin e shtetit të së drejtës, garantimin e lirisë dhe barazisë së plotë për të gjithë qytetarët e vendit;
– ndalimin e diskriminimit mbi çfarëdo baze dhe sigurimin e barazisë ekonomike dhe sociale;
– zhvillim kulturor dhe raforma të mirfillta në arsim, shëndetësi dhe sfera të tjera;
– ndalimin e manifestimit të hapur të shovenizmit, ndjenjës së mosdurimit dhe urrejtjes mes qytetarëve mbi baza etnike, fetare dhe gjuhësore;
– krijimin e klimës politike për shprehjen dhe manifestimin e lirë të identitetit kombëtar, përdorimin e lirë dhe pa kufizime ligjore të identitetit dhe simboleve kombëtare të secilit qytetar të vendit;
– sigurimin e kushteve për inciativa të lira qytetare, investime nga jashtë dhe zhvillim ekonomik normal;
– zgjedhje të lira e demokratike dhe vendosjen e pushtetit të mirfilltë demokratik në nivel qendror dhe lokal;
Më parë duhet që:
1. Të pastrohet skena politike nga agjentët e sigurim të ish sistemit komunist, nga të afërmit, familjarët dhe bashkëpunëtorët e tyre, si dhe mercenarët tjerë në shërbim të interesave të huaja; nga të paditurit, injorantët, maniakët dhe të korruptuarit; nga nëntoka kriminale e kontrolluar përmes tyre nga agjenturat e huaja.
2. Të rrënohet nga themeli sistemin e vlerave të rrejshme, të promovuar në emër të demokracisë, dhe të zëvendësohet me sistem të ri vlerash humane dhe morale, në emër të barazisë, paqes dhe lirisë.
Këtë duhet ta bëjmë sot, që nesër fëmijtë tanë të mos jetojnë në një sistem të këtillë të degraduar nga vlerat dhe me me litar robërie në qafë!