Iniesta në Kinë, pritet veç zyrtarizimi

Shpërndaje

Sipas raportimeve nga Kina, Andres Iniesta do t’i bashkohet skuadrës kineze Chongqing Dangdai Lifan.

Ai thuhet se do t’i kalojë tre sezone atje, dhe se këto javë po i zhvillon ndeshjet e fundit me Barcelonën.

Pritet që përfaqësuesi i Spanjës të dalë me një njoftim zyrtar në javët në vijim.

Pronar i skuadrës së ardhshme të supozuar të tij është Jiang Lizhang, pronari i Granadës, i cili po ashtu ka aksione edhe te klubi i NBA-së, Minnesota Timberwolves.