Koreja e Veriut publikon pamjet e shkatërrimit të poligonit ku kryheshin testet bërthamore (FOTO/VIDEO)
Koreja e Veriut ka publikuar disa pamje të freskëta të asaj që thotë se ishte shkatërrimi i një poligoni të testimeve bërthamore.
Gjithashtu, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në të njëjtën ditë shprehu keqardhje për vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump për të anuluar një samit të 12 qershorit me Kim Jong-un.
Siç thuhet më tej, Koreja e Veriut të premten tha se ishte ende e gatshme të fliste me Shtetet e Bashkuara ‘çdo kohë dhe në çdo formë’ pas njoftimit të Trump, një vendim që Pyangyang e përshkroi si ‘jashtëzakonisht për keqardhje’.
Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Veriut tha se Kim ishte duke u përgatitur për bisedimet dhe shprehu habinë për anulimin.
“Njoftimi i menjëhershëm i anulimit të takimit është i papritur për ne dhe ndjejmë keqardhje”, tha Kim Kye Gwan, në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve KCNA.
“Ne përsërisim gatishmërinë tonë për t’u ulur ballë për ballë në çdo kohë në çdo formë për të zgjidhur problemin”, ka shtuar Kim.
Presidenti Donald Trump bëri të ditur të enjten se ka anuluar takimin e tij të planifikuar me Kim Jong-un, duke fajësuar për “armiqësi të hapur” regjimin e Koresë së Veriut dhe duke paralajmëruar Pyongyangin kundër kryerjes së ndonjë “veprimi të pamend apo të pamatur”. /Telegrafi/