Nisën akuzat në BDI: Bexheti kritikon ashpër Likën, Osmanin dhe Bekteshin (Video)
Kryetari i komunës së Sarajit e ka akuzuar zv.kryeministrin Bujar Osmani, se po merret vetëm me çështjen e emrit, dhe se i ka harruar premtimet bërë kësaj komune, sidomos për një klinikë.
Bexheti kritikon edhe zv.kryeministrin Hazbi Lika për premtimin se do të ndërtohet një çerdhe në Kondovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratën e tij për TV21, Bexheti thotë se që të dy duhet të mbajnë përgjegjësinë për premtimet e dhëna.
I pari i Sarajit kritikoi edhe ministrin e Ekonomisë Kreshin Bexheti për kanionin Matka, dhe për xeheroren në Radushë, për të cilat thotë se ministri nuk bëri asgjë, edhe pas tetë muajsh kërkese dërguar atij.