Sela i kërkon Ahmetit debat
Duke u nisur nga debati historik pas 18 viteve mes kryetarëve të partive politike më të mëdhaja maqedonase, Hristijan Mickoski dhe Zoran Zaev, kjo sfidë ka nisur të hapet si temë edhe tek tabori shqiptar.
Për këtë Ziadin Sela për Zhurnal ka thënë “Unë kam bërë ftesë rradhazi për duel me Ahmetin. Edhe gjatë debateve ku kam qenë i ftuar por edhe gjatë fushatave zgjedhore kam ftuar për duel televiziv. Unë vazhdoj të jem i hapur për debat. Ku të dojë, kur të dojë, në cilin medium të dojë dhe me cilin gazetarë të doj le të zgjedhë Ali Ahmeti dhe unë do jem aty”.
Kujtojmë se për herë të fundit në Maqedoni debat mes kryetarëve shqiptar është mbajtur në vitin 2006 mes kryetarit të PDSH-së dhe BDI-së, Arbër Xhaferi dhe Ali Ahmeti.
Prej atëherë, liderët nuk e kanë gjetur guximin për t’u përballur mes vete.