Sport

Argjentina do të takohet me Francën, ndërsa Kroacia luan me Danimarkën

Shpërndaje

Foto GettyIamge

Kroacia e ka mbyllur në vend të parë grupin D, duke e lënë pas Argjentinën, që kaloi me shumë mund tutje.

Kroacia për kundërshtarë do ta ketë Danimarkën në 1/8-tën, pasi danezët dolën të dytit në grup.

Kjo ndeshje do të zhvillohet me 1 korrik.

Në anën tjetër një ndeshje e madhe pritet të jetë ajo mes Argjentinës së Lionel Messit dhe Francës.

Franca e ka mbyllur Grupin C si lider dhe ende nuk ka pësuar humbje.

Përballja mes ‘gjelave’ dhe ‘albicelestëve’ pritet të jetë vërtet e jashtëzakonshme, pasi në fushë do të jenë yjet më të mëdha në botë.
Ndeshja mes Francës dhe Argjentinës do të zhvillohet me 30 qershor nga ora 16:00. /Telegrafi/

30 qershor, ora 16:00

Francë – Argjentinë

1 korrik, ora 20:00

Kroaci – Danimarkë