MaqedoniTop Lajme

ASH-Haraçinë: Qeveria LSDM-BDI, ekzekuton të dyshuarit dhe jo ti çojë para drejtësisë!

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët-Dega e Haraçinës në mbledhjen e jashtëzakonshme të cilën e mbajti enkas për rastin e sotshëm që ndodhi në Haraçinë, ku pjestarë të njësitit special ALFA që veprojnë me urdhër direkt të Ministrit të brendshëm Oliver Spasovski sot duke dashur të privoj nga liria një person ka gjuajtur disa herë me armë zjarrë në një rrugë shumë të frekuentuar në afërsi të Ambulancës së Haraçinës por fatmirsisht nuk ka pasur pasoja në njerëz.

Aleanca për Shqiptarët-Dega e Haraçinës në këtë mbledhje të jashtzakonshme solli këta konkluzione:

1. Aleanca e Haraçinës proteston ashpër dhe kërkon përgjigje nga Ministri i Punëve të Brendshme, si është e mundur që një polic të gjaujë në një vend publik i frekuentuar kryesisht i banuar me civil dhe kalimtar rasti. Informacionet e dëshmitarëve okular flasin se i dyshuari nuk ka bërë rezistencë dhe nuk ka poseduar armë.

2. Vlerësojmë se një veprim i këtillë bëhet me qëllimë të friksimit të popullatës së Haraçinës sepse policia ka mundësi të privoj nga liria çdo të kërkuar pa rezikuar jetën e qytetarëve,prandaj Aleanca për Shqiptarët vlerson se një sjellje e këtillë e pjestarëve të MPB-së është e pa tolerueshme dhe paprabueshme.

3. Aleanca për Shqiptarët-Dega Haraçinë, nuk mbronë asnjë person i cili ka probleme me ligjin dhe është i dyshuar por është kundër mënyrave ekzektuese të Ministrisë së punëve brendshme që janë në kundërshtim me procedurat dhe regulloret e MPB, për përdorimin e dhunës dhe armëve të zjarrit.

4. Aleanca për Shqiptarët-Dega Haraçinë gjithashtu i bën thirrje Komunës së Haraçinës e cila udhëhiqet nga kuadër i të njëjtës parti (LSDM) që udhëheqë me MPB-në, që të reagojnë dhe të denojnë aktin e sotshëm të policisë ALFA, të paktën për formën dhe mënyrën e ekzekutimit, në një lagje të populuar me civilë.

5. Aleanca për Shqiptarët ju bën thirrje Haraçinasve që të jenë të kujdeshëm,të ruajnë gjakftohsinë dhe të sillen me përgjegjësi ndaj qfar do lloj tendence dhe provokimi të mundshëm nga ana e njesitit special Alfa

Aleanca për Shqiptarët
Dega Haraçinë