Erjona Sulejmani e lumtur me golin e ish-bashkëshortit, Blerim Xhemailit (FOTO)
Në ndeshjen e sotme Zvicër-Kosta Rika, kombëtarja e Zvicrës ka arritur të kalojë në epërsi në pjesën e parë të ndeshjes.
Ka qenë futbollisti i njohur shqiptar, Blerim Xhemaili, ai i cili ka arritur të shënojë një gol në minutën e 31-të.
Këtij goli i janë gëzuar shumë shqiptarë, pasi ky sukses është një vazhdimësi e suksesit që patën dy shqiptarët tjerë që luajnë për Zvicrën, Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka, që në ndeshjen e kaluar dhuruan dy gola spektakolarë.
E lumtur nga kjo gol është ndarë edhe bukuroshja Erjona Sulejmani, e cila është ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar.
Kjo e fundit ka qenë e përfolur në media për arsye se kishet deklaruar se arsyeja e ndarjes me Xhemailin, ka qenë fakti se ai ishte i dobët në shtrat.
Megjithatë, në natën e sotme, Sulejmani ka publikuar në InstaStory momentin kur Xhemaili shënon gol, ndërsa ka etiketuar llogarinë e tij të Instagramit.
Xhemaili pas shënimit të golit ka bërë me dorë formën e shkronjës “L”, me të cilën i referohet inicialit të djalit të tij, Luanit.
Erjona kishte deklaruar javë më parë në një intervistë se e mbështetë Blerimin në këtë Kampionat Botëror, sepse në fund të fundit është babai i fëmijës së saj.