Tetovarët nuk mundën ta ndalin hapjen e kazinos (FOTO)

Shpërndaje

Edhe përkundër vendimit të gjykatës administrative për të ndaluar punën në këtë objekt, edhe përkundër premtimeve të Komunës së Tetovës që ky objekt nuk do të hapet si kazino, puna e tyre për ta hapur vazhdon me intensitet të plotë.

Këshilli i Lëvizjes Anti Bixhoz ka marrë premtime nga gjitha grupet parlamentare dhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës se do angazhohen jo vetëm që kjo kazino nuk do hapet por edhe se do mbështeten amandamentet e iniciativës për dislokimin e gjitha kazinove nga vendbanimet.

Kush i gënjen qytetarët? Kush levërdis nga ky pisllëk? Edhe policia e pafuqishme ndaj klaneve mafioze?