Flet Messi pas kualifikimit rrënqethës

Shpërndaje

Albiceleste arritën shumë vonë 1/8 e finalës, me Marcos Rojo që shënoi një gol të bukur në minutën e 80 për të fituar kështu kundër Nigerisë më rezultat 2-1.

Lionel Messi gjithmonë “besonte” që Argjentina do të siguronte një vend në 1/8 e finalës në Botëror, pavarësisht se ata fituan krejt në fund kundër Nigerisë.

Albiceleste, kishin vetëm një pikë deri në ndeshjen e tretë dhe luanin ndeshjen e fundit të Grupit D kundër Nigerisë e të cilën duhej ta fitonin gjithsesi.

Messi bëri një fillim shumë të mirë për Argjentinën, duke bërë një finish të mirë në minutën e 14, ky ylli i Barcelonës shënoi golin e 100’të në Rusi.

Victor Moses e rikuperoi këtë dëm duke shënuar nga penalltia për Nigerin, por Marcos Rojo shënoi katër minuta para se të përfundoi ndeshja duke siguruar kalimin në fazën tjetër në mënyrë dramatike.

“Ne besonim që do ta fitonim këtë ndeshje. Ishte mrekulli që e fituam në këtë mënyrë. Është një fitore e merituar. E kam ditur që Zoti është me ne dhe ai nuk do të na lë neve. I falëndërojë të gjithë njerëzit të cilët ishin këtu, për tërë sakrificën e tyre dhe të gjithë ata të cilët ishin me ne dhe ata në Argjentinë. Fanella e Kombëtarës është mbi të gjitha”, tha Messi – transmeton Express.

Mbrojtësi i Manchester United Rojo ishte në vendin e duhur për të shënuar për Argjentinën e cila në ato momente nuk po luante mirë.

Volej i tij, me këmbën e tij jo të preferuar shkojë në qoshe të golit derisa skuadra e Jorge Sampaolit festuan si të çmendur golin e fitores.

Ende kishte punë për të bërë pasi që Islanda ishte duke luajtur kundër Kroacisë dhe se goli erdhi për kroatët në minutat shtesë, por Rojo nuk dinte asgjë, po ashtu Messi.

“Ne kishim nevojë për këtë. Tani fillon Botërori për ne. Lionel Messi i kishte thënë djemve se ai do të shënonte një gol ja tani ja kurrë. Goli i dedikohet familjes sime dhe këtij grupi që e merituam. Të shkojmë para Argjentinë!”.