Pamje të tmerrshme nga zjarri në Tetovë (FOTO)

Shpërndaje

Një zjarr i tmerrshëm ka shpërthyer sonte rreth orës 22 në një ndertesë në katin e katërt përballë tregut të gjelbër në Tetovë.

Sipas komandantit të zjarrfiksave të Tetovës, Uka Aliti i cili ekskluzivisht për portalin TetovaSot, thekson se zjarri ka qenë i tmerrshëm dhe se kanë luftuar shumë për të lokalizuar zjarrin.

“Zjarri i tmerrshëm ka shpërthyer në një ndertesë në katin e katërt përballë tregut të gjelbër në Tetovë. Jemi duke luftuar me njesitet e zjarrfiksave për të lokalizuar zjarrin që mos përhapet në të gjithë ndërtesën dhe objektet përreth”, thekson për TetovaSot, Uka Aliti.

Ai para pak çastesh ka konfirmuar për TetovaSot se zjarri është lokalizuar dhe se ka vetëm demë materiale dhe se banesa e tëra është shkrumbuar.