Kendall Jenner kritikohet për imazhet e fundit në Instagram

Shpërndaje

Kendall Jenner është një nga femrat më të bukura, më të paguarat dhe aktualisht tejet e angazhuar në punën e saj.

Duket se për këtë fakt është gjithnjë e më tepër në llupën e kritikave – nga linjat trupore deri tek origjina e lindjes gjersa këtë herë ishte në shënjestër për shkak të madhësisë së gjirit.

Që kur Kendall dhe motra e saj Kyle krijuan një koleksion të bikinive, ato gjithnjë e më shumë reklamohen dhe kjo është arsyeja pse motrat e famshme shpeshherë publikojnë fotografi të ndryshme në Instagram.

Kjo është një mundësi për ata që të reklamojnë produktet e tyre, por kohët e fundit, 22-vjeçarja solli një koleksion të ri të bikinive.

Pjesa e sipërme, megjithatë, është disi më e vogël, e lidhur në hark dhe shumica e komentuesve meshkujve e kritikuan për linjat trupore.

Kendall duket se nuk kishte asgjë që ka mundur të mburrej në fushën e dekoltesë dhe ata ishin mjaft të ashpër në komente.

“Ku janë gjinjtë tuaj?”, “Epo, nuk ke zemër” dhe “Perëndia, ku e ke qafën” ishin vetëm disa nga vërejtjet në lidhje me fotografinë e saj. /Telegrafi/

@kendallandkylie swim 🍋

A post shared by Kendall (@kendalljenner) on