Njësia speciale FIT në gjendje gatishmërie në Mitrovicë

Shpërndaje

Serbët festojnë “Vidovdanin” Rreth 50 pjesëtarë të FIT, janë stacionuar në bazën e njësisë speciale ‘Belveder’, në Mitrovicë. Ata janë në pritje të një urdhri për të intervenuar në rast nevoje. Përndryshe, ministrit të Mbrojtjes, Aleksandër Vulin iu është ndaluar hyrja në Kosovë, ku sot serbët festojnë festën të cilën e quajnë “Vidovdan’”. Lidhur me këtë edhe sot Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme (MPJ), Behxhet Pacolli, ka reaguar duke thënë se për çdo provokim pasoja do t’i bartë Beogradi./kp