Tentuan të vjedhin një BMW, e pësojnë keq dy “skifterët” (VIDEO)

Shpërndaje

Dy “skiftera” zgjodhën personin e gabuar për t’ia vjedhur makinën, pasi ishte një polic dhe kishte armën e shërbimit me vete.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur një polic në Chicago po qëndronte ulur në mjetin e tij tip BMW, kur dy burra kapuça në kokë iu afruan dhe ia hapën derën e makinës dhe futen brenda.

Polici del menjëherë nga makina dhe fillon të qëllojë me armë në drejtim të tyre, të cilët nga frika se mund ta pësojnë keq ikin duke iu kundërpërgjigjur me të shtëna.

Hajdutët u futen në një veturë tjetër që i priste dhe u zhdukën nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë, ndërsa raportohet se askush nuk është lënduar nga të shtënat me armë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 8.45 të mëngjesit më datë 20 prill, por pamjet filmike janë publikuar vetëm tani. (TemA)