MaqedoniTop Lajme

Zaev drejtuar kryeministrave të BE-së: Vendimi për negociatat vendimtar për marrëveshjen me Greqinë dhe të ardhmen e Maqedonisë

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev i ka dërguar letra kryeministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në të cilat i bën thirrje kolegëve të tij për të mbështetur vendimin për fillimin e negociatave të pranimit të Republikës së Maqedonisë me BE-në me afat kohor të procesit, si vendim i bazuar në merita dhe si një vendim që ka qenë prej kohësh i merituar.

Siç njoftoi pres shërbimi i qeverisë, Zaevi në letër i informon kryeministrat e shteteve anëtare të BE-së për arritjen e marrëveshjes për zgjidhjen e dallimeve rreth emrit dhe për krijimin e partneritetit strategjik mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Marrëveshja është një mundësi historike për të kapërcyer kontestin  i cili i rëndon marrëdhëniet midis dy fqinjëve për më shumë se 25 vjet dhe e pengonte rrugën tonë drejt integrimit euro-euroatlantik”, thuhet në letrën e kryeministrit Zaev drejtuar kolegëve të tij nga BE-ja.

Zaev në letër informon edhe për hapat që duhet të ndërmerren për të siguruar hyrjen në fuqi të marrëveshjes dhe ai ua bëri të ditur kryeministrave se ratifikimi i Marrëveshjes në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë tashmë është kryer, dhe pason raportimi në BE nga Greqia se ajo i mbështet hapjen e negociatave të pranimit për vendin tonë, si dhe ftesën për anëtarësim në NATO.

Kryeministri në një letër drejtuar kryeministrave të vendeve anëtare të BE njofton se në vjeshtë do të mbahet referendumi për të mbështetur marrëveshjen, ku do të pasojë edhe zbatimi i procedurës së ndryshimeve kushtetuese.

Prandaj, thuhet në letrën e Kryeministrit, “në pritje të Këshillit të ardhshëm të Evropës, kërkoj mbështetjen tuaj për vendimin për fillimin e bisedimeve të pranimit me Republikën e Maqedonisë”.