Rajoni

​Ofensiva diplomatike e Vuçiqit për Kosovën, priten takime me Trump dhe Putin

Shpërndaje

Në kohën e debateve të shumta për korrigjimin të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojë për më pak se një muaj, ndërsa gjatë shtatorit priten takime të shumta.

Mediat serbe shkruajnë se në shtator, presidenti Aleksandar Vuçiq do të nisë ofensivën diplomatike për Kosovën, ndërkohë që pritet të ketë takime dhe kolegun e tij rus Vladimir Putin dhe atë amerikan Donald Trump.Ende është ende e qartë nëse Vuçiq dhe Putin do të takohen në Moskë apo Vladivostok. Vuçiq udhëton në Rusi për konsultime me Putin përpara Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të planifikuar prej 24-28 shtator, ku ai do të flasë në një sesion të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, shkruan Blic.

Me presidentin e SHBA, Donald Trump, Vuçiq do të takohet në pjesën zyrtare të sesionit dhe pritet të flasë me më shumë njerëz të administratës amerikane në Nju Jork. “Amerika ka zbutur disi qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për Kosovën. Pas shumë vitesh, për herë të parë kemi një situatë që ata duan të dëgjojnë se çfarë ka Serbia për të thënë dhe këtë duhet shfrytëzuar maksimalisht”, shkruan gazeta serbe. Para të gjitha këtyre takimeve të rëndësishme ndërkombëtare, presidenti Vuçiq pritet në fillim të shtatorit të vizitojë Kosovën, ku do të bisedojë me qytetarët serbë.