A është e mundur që dy persona të shikojnë të njëjtën ëndërr? Përgjigja do ju lërë pa fjalë
Nëse dy njerëz mund ta ëndërrojnë të njëjtën ëndërr, a do të thotë kjo që ëndrrat të kapërcejnë mendimet individuale të secilit individ?
Hulumtimet në temën e ëndrrave është i pranishëm në botën e psikologjisë tashmë shumë vite, ndërkaq kohëve të fundit më së shumti vëmendje preokupon gjetja e përgjigjeve pyetjes a është e mundshme dhe në ç’mënyrë dy apo më shumë persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët, të ëndërrojnë ëndrra identike.
Mjaft studime janë publikuar lidhur me temën e ëndrrave të përbashkëta në të cilat është arritur deri te zbulimi që te personat të cilët janë fuqishëm të lidhur emocionalisht (prind-fëmijë, bashkëshortët apo binjakët) ëndërrimi i ëndrrave identike shpesh ndodh, transmeton Telegrafi. Pos kësaj, shumë psikologë dhe psikoterapeutë shpesh ndajnë të njëjtën ëndërr me pacientët e tyre, gjë që edhe ata vetë konstatojnë.
Ndërkaq shkaku për inicimin e tregimit të ëndrrave të njëjta tek të tjerët absolutisht ka anekdota të shumta dhe përvoja të shumicës, ndër të cilët me siguri të gjithëve u është e njohur situata kur kalojmë pranë njëri-tjetrit në rrugë me dikë dhe mendojmë se si atë person e kemi parë diku. Tani për tani të gjitha konstatimet ende bazohen në anekdotat e përmendura më sipër dhe shkenca akoma nuk ka arsye të argumentuar fuqishëm për këtë dukuri.
Veç kësaj, personat të cilat tregojnë të njëjtën ëndërr shpesh nuk pajtohen rreth disa detajeve, gjë që është edhe një arsye për skepticizëm. Mirëpo, psikologët megjithatë nuk dëshirojnë të injorojnë tregimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat të cilët shohin të njëjtën ëndërr përjetojnë përditshmëri të njëjtë apo kalojnë kohën shpesh bashkërisht.