Luftoni ftohjen me jogurt

Shpërndaje

Shumica prej nesh e dimë se për të pasur një sistem imunitar të fortë duhet që të konsumojmë Vitaminën C.

Ndonëse tani jemi në stinën e verës dhe mundësia për t’u ftohur është e vogël, kurrë nuk është vonë për t’u bërë gati për stinën e dimrit.

Për të ulur mundësinë që të ftoheni, si dhe nëse jeni të ftohur atëherë luftojeni atë me jogurt.

“Kur vjen puna tek jogurti, mund të them se ka shumë hulumtime që tregojnë se jogurti redukton simptomat e të ftohtit”, thotë Mickey Rubin, zëvendës presidente e Këshillit Mjekësor Kombëtar në ShBA, përcjell rtk.

“Jogurti ka disa përbërës që janë shumë të mira për shëndet”, shton tutje ajo.

Për shembull jogurti ka shumë probiotikë, që ndihmon të përforcohet sistemi imunitar. Probiotikët kanë tendencë që të reduktojnë rastet kur ftohemi si dhe ulin kohën që prekemi nga kjo sëmundje.

Jogurti gjithashtu mban shumë forcues të imunitetit. Hulumtimet tregojnë se jogurti përmban zink, karbohidrate që japin energji si dhe ulë rrezikun që gjaku juaj të infektohet.