Angela Martini në shoqërinë e dizajnerit të famshëm
Mund të jetë një rastësi e këndshme, ama një gjë është e sigurt: këto pushime do të jenë të paharruara për të! Supermodelja shqiptare Angela Martini në shoqërinë e bashkëshortit të saj rumun kanë zgjedhur si destinacionin e tyre të pushimeve verore, pikërisht ishullin grek Mykonos. Deri tani, rezulton që ky të jetë vendi më i preferuar për verën e këtij viti, nga personazhe të famshëm shqiptarë apo të huaj që e kanë frekuentuar atë në masë.Por, përtej plazhit dhe relaksit, duket se këto pushime Angela dhe partneri i saj po i kalojnë në shoqërinë e të huajve të famshëm. Dje, ishte këngëtari italian Eros Ramazzotti, i cili u shfaq në jahtin e çiftit, ndërsa modelja nuk i kurseu fotot dhe videot me të.
Tani është radha e një personazhi që e njohin të gjithë! Njëri nga vëllezërit binjak të Dsquared2, markës së famshme të veshjeve në botë, po pushon pikërisht në Mykonos, dhe aty ka takuar edhe Angela Martinin me bashkëshortin e saj. Modelja ka postuar foto të ndryshme me të.