Maqedoni

ASH: Shqiptarët duan të integrohn në BE dhe NATO si shqiptar dhe jo si maqedonas

Shpërndaje

Vlerat euro perëndimore dhe perspektiva euro-integruese ka qenë dhe do te ngelet objektiv dhe përcaktim esencial i ASH-së në veprimin e saj politik. Qeveria e Maqedonisë, në fushatën e saj, po shpërndan afishe dhe materiale propagandistike, duke e bërë vetëm kombin maqedonas ekzistent në Maqedoni, duke shkelur mbi realitetin multietnik te vendit.
Afishet që zyrtarë të LSDM-së po i ndajnë me opinionin: “Hyjmë në NATO dhe BE si maqedonas”, “Me marrëveshjen e sigurojmë ardhmërinë maqedonase” dhe “Gjuha Maqedonase është e mbrojtur”, konfirmojnë shqetësimin dhe reagimet e ASH-së se kjo qeveri tenton ta zhbëj kombin shqiptar, madje ta paraqes si inekzistent dhe të paqenë.
Shqiptarët, e duan integrimin, BE-në dhe NATO-n, ata pa fajin e tyre kane ngelur me dekada jashtë këtyre institucioneve ndërkombëtare pikërisht për shkak të kontesteve politike te maqedonasve me fqinjët e tyre dhe sot kjo qeveri tenton t’ju mvesh kombin politik “maqedonas.”
E rikujtojmë Qeverinë LSDM dhe BDI se shqiptarët do të integrohen në BE dhe NATO si shqiptar dhe evropian, por jo edhe si maqedonas, thuhet në reagimin e ASH-së.