Bekim Jashari: Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës
Bekim Jashari, djali i heroit të kombit Hamëz Jashari, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Jashari nuk ka dhënë ndonjë koment të drejtpërdrejtë për vendimin e Hagës. Ai ka publikuar në Instagram një fotografi, të cilën e ka shoqëruar me një mesazh të shkurtër.
“Rroftë Ushtria Çlirimtare e Kosovës”, ka shkruar Jashari.

