Showbiz

Bebe Rexha: Publikimin e albumit tim të parë e përjetova si një lindje të një foshnje

Shpërndaje

Bebe Rexha thotë se nxjerrja në shtije e albumit të parë ishte krejtësisht si ardhja në jetë e një foshnje.

Këngëtarja 28-vjeçare publikoi albumin debutues ‘Expectations’ në muajin qershor, ku ka pranuar se një punë e lodhshme dhe se shpeshherë ishte bërë nervoze.

“Isha me të vërtetë nervoz, por njëkohësisht edhe e lumtur. Unë shkova në një dyqan me nënën time dhe bleva të gjitha kopjet. Ky ishte një lloj emocioni për mua”, tha biondina.

“Duket sikur je lindur, e di se çfarë dua të them, dua të them, nuk kam lindur kurrë më parë, versioni im i lindjes, por një ditë para nxjerrjes në shitje më kaploi paniku”, pohoi më tutje shqiptarja për Lincoln Journal Star.

Megjithëse punon në biznesin e muzikës për shumë vites, Bebe gjeti guximin për të publikuar një solo album sapo pushoi të kujdesej për artistë të tjerë.

Theksojmë se këngëtarja ka shkruar tekstet e një numri të madh të artistëve duke përfshirë Rihanna dhe Eminem.

Ndryshe, Rexha është duke vazhduar me sukses të mbajë koncerte anembanë globit dhe po kujdeset për projekte të reja.