Berisha bën thirrje për “revolucion popullor” sipas shembullit rumun

Shpërndaje

Ish-presidenti shqiptar dhe kryeministër Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve shqiptar të “ngrihen në revolucion popullor” kundër pushtetit aktual.

Sipas Berishës, i cili është edhe ish-lider i Partisë Demokratike opozitare, shqiptarët duhet ta ndjekin shembullin e rumunëve, të cilët, si thekson, protestojnë kundër Qeverisë së korruptuar.

“Të dashur miq, prej disa ditësh qytetarët rumunë janë ngritur ne një revolucion te fuqishëm popullor ne Bukuresht dhe mbare Rumaninë, për përmbysjen e regjimit kleptokratik të majtë. Duke shprehur admirimin dhe solidaritetin tim më të madh për qytetarët rumun dhe revolucionin e tyre, ftoj qytetarët shqiptarë të ngrihemi dhe ne, ne një revolucion mbarë popullor, për te përmbysur narkoshtetin dhe regjimin kleptokratik ne Shqipëri”, deklaroi Berisha në Fejsbuk.

Duke reaguar mbi protestat e vazhdueshme në Rumani kundër korrupsionit qeveritar, ish-kryeministri Sali Berisha fton shqiptarët që të ngrihen në një revolucion popullor.

Paraprakisht edhe lideri i demokratëve Lulzim Basha për shtator paralajmëroi “protesta sensacionale antiqeveritare”, duke refuzuar propozimin e kryeministrit Edi Rama nga muaji i ardhshëm, kur përfundon pushimi i deputetëve, së bashku në Parlament t’i miratojnë ligjet e rëndësishme për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.