Bleonën e fotografojnë në vaskën e mbushur me petale trëndafilash

Shpërndaje

Bleona Qereti ka gjetur ‘sekretin’ si të jetë në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja është shumë aktive në rrjete sociale, në të cilat vazhdimisht sjell imazhe tejet provokuese, shkruan lajmi.net.

Njësoj ka vepruar edhe së fundi ku u fotografua në një vaskë përplot me petale trëndafilash.

Ajo po relaksohej në vaskë, derisa dikush i shkrepi fotografinë nga hoteli ku po qëndron në Indonezi.

Për ndryshe, një imazh në pjesën e sipërme e zhveshur, Bleona e ndau me ndjekësit edhe gjatë javës në pushime.