Çmenduri urbane në Tetovë, ndërto ku të mundësh

Shpërndaje

Çmenduria urbane në Tetovë nuk ka të ndalur. Çdo cep përdoret për të ndërtuar një objekt.

Një shembull i kësaj është gërmimi në bllokun e vendbanimit “70” ku do të ndërtohet një ndërtesë e re, në mes të dy ndërtesave të banimit, themelet e të cilës janë hapur dhe me siguri do të ndërtohet objekt, ngjitur me objektet ekzistuese.

Vendi ku është ndërtuar nuk sigurohet në mënyrë adekuate, nuk ka borde informacioni që ndërtojnë dhe kush është investitor. Nuk ka rrethime që duhet të jenë, sipas ligjit, e shumë mungesa të tjera.

Banorët e këtij blloku kanë thënë se kanë frikë për ndërtesat e tyre, themelet e të cilave janë hapur për disa javë.

Ekspertët thonë se ky lloj i ndërtimit është i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë paqëndrueshmëri në ndërtesat e afërta, sepse në vend që të gropohet me kaskada, themelet janë gropuar menjëherë.

Komuna e Tetovës ka thënë se pushteti i mëparshëm në vitin 2012, ka dhënë lejen për ndërtimin e kësaj ndërtese.

Ata shtuan se inspektorët e ndërtimit, kontrollojnë ndërtesën dhe nëse leja e ndërtimit nuk respektohet, të gjitha masat do të merren në përputhje me ligjin.

Deri më tani, për zonën e pasigurt ku është duke u ndërtuar në mënyrë të papërshtatshme, komuna nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.