Showbiz

Dua Lipa largohet nga Kosova, shkon për të performuar në Hungari

Shpërndaje

Pas katër ditëve plot argëtim e dashuri, këngëtarja shqiptaro-britanike me famë botërore, Dua Lipa është larguar nga Kosova për të vazhduar punën e saj, shkruan GazetaBlic.Bukuroshja e cila natën e 11 gushtit ka bërë paraqitjen e saj madhështore në kuadër të festivalit “Sunny Hill” që po mbahet për të parën herë në Prishtinë, me anë të storje që e ka bërë publike në llogarinë e saj në “Instagram” ka treguar se është rrugës për në Budapest të Hungari, aty ku pritet të bëjë paraqitjen e saj në festivalin “Sziget” i cili ka nisur qysh nga data 8 Gusht e këtij viti dhe do të vazhdojë deri me të 15-in.

Këngëtarja Lipa, ka qëndruar në Kosovë qysh nga data 08 gusht me ç’rast është shoqëruar nga familja e saj e ngushtë. Ajo mbrëmë në natën e dytë të “Festivalit Sunny Hill” ka qenë prezentë derisa në skenë po performonin shumë emra të njohur të muzikës vendore dhe ndërkombëtare.

McKresha, Ledri Vula, Lyrical Son, e Gjiko janë emrat e artistëve vendorë që kanë dhënë paraqitjen e tyre këtë mbrëmje derisa më vonë në skenë u ngjitën edhe dy shqiptar tjerë por këta me renome botërore. Gashi dhe Action Bronson kanë elektrizuar publikun me performimin mbresëlënës së tyre.Dua nuk i ka rezistuar dot t’i tregojë botës mbarë se sa shumë është kënaqur gjatë këtyre dy netëve saqë hapësirën e storjeve në “Instagram” e ka mbushur plot me video.

Kujtojmë që sonte është nata e fundit e festivalit “Sunny Hill” dhe pritet të performojë ai që konsiderohet si një prej DJ-ve më të mirë në botë. Martin Garrix pritet të jetë qershia mbi torte e gjithë këtij festivali madhështorë.