Festë për Justin Bieber, ai bëhet me motër dhe është e adhurueshme

Shpërndaje

Këngëtari i famshëm Justin Bieber, është bërë me një motër më të vogël.

Babai i tij Jeremy Bieber dhe gruaja e tij Chelsey Rebelo, kanë mirëpritur në jetë një vajzë gjatë së enjtes dhe e kanë publikuar menjëherë fotografinë e bebes në Instagram.

“Ne mirëpritëm një vajzë të shëndetshme dhe e pagëzuam Bay Bieber”, ka shkruar Jeremy në Instagram.

Ndërsa edhe Justin e ka ripostuar fotografinë e parë të së motrës duke shkruar: “Njihuni me anëtarin më të ri Bieber, motrën time të vogël Bay Bieber”.