Kurti, Thaçit: Lugina nuk bashkohet me konferenca shtypi

Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, edhe sot është marrë me deklarata e presidentit Hashim Thaçi lidhur me Luginën e Preshevës.

Më poshtë shkrimi i plotë:

“Nuk dua të tinglloj aspak pesimist, por më duhet të theksoj, për hir të opinionit publik, se në rast se dështoj duke bërë këtë përpjekje historike, unë nuk do të jem i turpëruar se kam bërë përpjekje për të korrigjuar këtë padrejtësi historike. Por nuk mund të them se fatin e njëjtë do ta kenë shumë të tjerë të cilët pa asnjë argument qoftë politik, qoftë historik hezitojnë të radhiten në anën e së drejtës.”

Kështu pat deklaruar Presidenti Thaçi në konferencën për medie para dy javëve. Pra, ai tashmë e ka menduar se kë dhe si do ta fajësojë pas dështimit. Më të hollësishëm e ka planin për shpërndarje faji pas dështimit sesa vetë propozimin për “korrigjim të kufirit”.

Është përgatitur mirë ky President, që të dështojë. Zaten s’ka mundur ndryshe: lufta e UÇPMB-së nuk mjaftoi për të na e çliruar e bashkuar Kosovën Lindore kurse Presidenti do që ta arrijë këtë me konferenca shtypi.