Gjermania ka 13 mijë vende pune për punëtorë nga Kosova dhe Shqipëria
Qindra, mijëra punëtorë nga Republika e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë janë futur në skemën e shtetit të Gjermanisë për t’u punësuar në disa spitale dhe shtëpi të të moshuarve.
Berlini zyrtar ka njoftuar se kjo iniciativë për vende të lira pune është bërë me arsyetimin se mungon fuqia punëtore që përkujdesen për të moshuarit. Sipas tyre, ky problem nuk mund të zgjidhet thjesht vetëm me para.
Ministri Federal i Shëndetësisë në Berlin, Jens Spahn (CDU), i cili tashmë ka hapur 13000 vende të lira, përmes kabinetit të tij thotë se asnjë shtëpi e të moshuarve në Gjermani nuk mund të funksionojë më pa ndihmën e fuqisë punëtore të huaj, shkruan Indeksonline.
Ai ka propozuar, transmeton Süddeutsche Zeitung, të marrë këtë fuqi punëtore nga jashtë Gjermanisë.
Republika e Kosovës dhe Shqipëria janë dy vendet të cilat shteti gjerman ka vënë në rend të parë për t’u bërë pjesë e këtij projekti.