Lëndohet rëndë një motoçiklist në një aksident trafiku në rrugën Kërçovë-Ohër

Shpërndaje

Një motoçiklist është lënduar rëndë në një aksident trafiku i cili ndodhi në rrugën magjistrale Kërçovë-Ohër, para fshatit Trebenishtë

Siç informon MPB, aksidenti i trafikut ka ndodhur dje në orën 11:40, ndërsa në të kanë marrë pjesë një motoçikletë e tipit “Kavasaki” me targa të Shkupit e drejtuar nga S.D. (36) nga Shkupi dhe një automjet “Xhip” me targa nga Shkupi i cili drejtohej nga P.J.(36) nga Shkupi.

“Në fatkeqësi vozitësi i motoçikletës ka marrë lëndime të rënda trupore dhe me automjetin e ndihmës së shpejti nga spitali “Shën Erazmo” në Ohër është dërguar në spitalin “Axhibadem Sistina” në Shkup”, njoftoi MPB.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.