Makina nga shpejtësia godet rrethojën prej betoni të rrethrrotullimit në Shkup

Shpërndaje

Një automjet motorik vozitës “Honda sivik” me targa të Shkupit i drejtuar nga D.G.(19) nga Shkupi mbrëmë rreth orës 22:00 ka dalë nga rruga nga rrethrrotullimi në fshatin Stajkovc dhe ka goditur rrethojën metalike dhe rrethojën prej betoni.

Siç informon MPB, pas fatkeqësisë me automjetin e Ndihmës së shpejtë shoferi është dërguar  në kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” ku i janë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.