Ndërron jetë ish ambasadori i Maqedonisë në Danimarkë, Naim Memeti

Shpërndaje

Sot ka ndërruar jetë ish ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Danimarkë, Naim Memeti. Memeti ka qenë ambasador i Maqedonisë në Danimarkë në vitin 2014-2018.

Naim Memeti është i lindur në Tetovë në vitin 1978, dhe ka qenë ambasador i dërguar nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Memeti ka ndërruar jetë si pasojë e infarktit duke u falur në Xhami.

Varrimi i të ndjerrit do të bëhet nesër e shtunë (02.04.2022) në varrezat e qytetit, pas Namazit të drekës, ora 13:00