Krijesa misterioze nga deti, nuk dihet nëse është bimë apo kafshë (Video)

Shpërndaje

Të pranishmit në një bregdet të Vietnamit, mbetën të hutuar nga një krijesë misterioze që doli papritmas prej uji.

Pamjet e realizuara nga plazhin e qytetit Kien Giang, e tregojnë atë teksa lëvizë disa prej qindra tentakulave, transmeton Telegrafi.

Atë e vendosën në një tavolinë, në mënyrë që ta filmojnë nga afër dhe të ndajnë me të tjerët, fenomenin e pazakontë.

“Kafshë, bimë apo diçka tjetër” si dhe “ndonjë ditë, mund të dilte nga deti, dhjetë herë më e madhe dhe të na sulmonte”, ishin dy nga komentet e shumta.

Megjithëse nuk e dinin se çfarë ishte, banorët e kthyen sërish në det krijesën misterioze.

Bazuar në pamjet e filmuara, eskpertët mendojnë se është bari i detit, që reagon me lëvizje pasi ra në kontakt me ajër. /Telegrafi/