BotaTop Lajme

Kryeministrja kthehet në krye të detyrës 6 javë pas lindjes

Shpërndaje

Kryeministrja e Zelandës së Re është gati për tu kthyer në detyrë vetëm pak javë pasi solli në jetë një foshnje.

Jacinda Ardern i dha fund zyrtarisht ditëve të pushimit, vetëm 6 javë pas lindjes së vajzës Neve.

Kur u prit në aeroport nga fansat dhe gazetares, ajo tha se do të kalojë ditët në vazhdim për të përgatitur një vend për vogëlushen në kryeministri.

“Unë jam vetëm ndoshta në mesin e disa prej të parëve që po bëjnë diçka që nuk është bërë shumë shpesh, por një ditë do të jetë normale”, tha ajo.

Shtatzënia e kryeministres 38-vjeçares u pa nga shumë njerëz si një simbol i progresit për gratë në rolet udhëheqëse pasi ajo u bë gruaja e dytë që mban pozitën e udhëheqëses së vendit, pas Benazir Bhutto të Pakistanit në 1990, që ka lindur në detyrë.