KURIOZITETE Heqja e bllokadës ruse pas hetimit fitosanitar në Maqedoni

Shpërndaje

Rusia do ta heq përkohësisht ndalesën për eksportin e frutave (pjeshkat) nga Maqedonia pasi të merr raport për hetimin e realizuar dhe masat fitosanitare. Raportin duhet ta përgatisin organet kompetente të vendit dhe e njëjta të pranohet nga organet përkatëse të Federatës ruse.

Drejtoria fitosanitare e Maqedonisë përgatit udhëzim për dekontaminimin e depove dhe plantacionet e frutave (pjeshkat) nga ana e prodhuesve dhe distribuesve në rast të vërtetohet prania e kërpudhës “monilinia fruktikola”.

Nga Ministria e Bujqësisë e Maqedonisë sot në Ambasadën e Federatës ruse kishte takim me zëvendësambasadorin Konstantin Bersenev. Siç është thënë në takim, dy palët janë pajtuar të gjejnë zgjidhje për ndalesën e përkohshme të eksportit.

“Përfaqësuesit e palës maqedonase kanë theksuar masat e ndërmarra nga ana e organeve kompetente javën e kaluar, mes tjerash: kontroll të depove primare dhe pikat blerëse si dhe inspektimit fitosanitar në rajonin e Kavadarit dhe Negotinës, marrja e ekzemplarëve të dyshimtë me qëllim identifikimin e përhapjes në organizimin e dëmshëm në territorin e Maqedonisë”, kanë informuar nga Ministria.