Lirohet nga paraburgimi kryetari i Invalidëve të Gjilanit
Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së në Gjilan është liruar nga paraburgimi. Ai mbrëmë është arrestuar derisa po shkonte në Maqedoni.
Lajmin për lirimin e tij e ka bërë zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit Lutfi Haziri.
Ky i fundit e ka anuluar konferencën e jashtëzakonshme që ishte paraparë të mbahet në orën 13 e 30.
“Meqë e kemi marrë lajmin nga familja e kryetarit të Organizatës së Invalidëve të Luftës së UCK ne Gjilan, Afrim Rexhepi për lirimin e tij nga paraburgimi në Maqedoni, ju njoftojmë se kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, e ka anuluar konferencën për media të paraparë në ora 13:30”, thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas këtij njoftimi Afrim Rexhepi gjendet në Kumanovë për çështje procedurale dhe në momentin që vie në Gjilan, opinioni do të njoftohet me kohë.