LSDM nuk dallon nga VMRO, ja kush akuzon?

Shpërndaje

Skandali i radhës ku babai i vrasësit monstrum të Almirit të vogël shihet në një fotografi me kryesinë e LSDM -së dhe kryetarin e degës së LSDM -së për Kumanovë dëshmon edhe një herë faktin se LSDM nuk dallon nga VMRO por përkundrazi vazhdon me politikat e saja tinzare ku janë të mbushur përplot me qytetari dhe jetë për të gjithë ndërsa në realitet veprohet krejt diçka ndryshe. Ky reagim vjen nga kryetari i degës së Aleancës për Shqiptarët në Kumanovë, Huzeir Mustafa.

Sipas tij, fotografia dëshmon edhe një herë se rikualifikimi i veprës penale nga vrasje me paramendim në aksident trafiku me rrezikshmëri të lartë , ishte si rezultat i ndërhyrjes së pushtetit ekzekutiv në atë gjyqësor dhe me këtë LSDM dhe BDI shpëtuan vrasësin e Almirit nga dënimi maksimal me një denim minimal e thuaj se qesharak .

“Kërkojmë menjëherë distancimin e shqiptarëve që mbështeten LSDM në zgjedhjet e fundit duke ju potencuar të njejtëve se dhimbja për vrasjen e Almirit është shumë herë më e madhe se sa pozitat që ju mund ti fitoni nga kjo LSDM . Njëkohësisht shfrytëzoj rastin që në emrin tim dhe në emrin e degës së Kumanovës ti faleminderoj votuesit e ASH-së, të cilët asnjëherë nuk u lekundën nga vendimet e tyre për të mbështetur një politikë të pastër kombëtare edhe përkundër shantazheve , kërcënimeve e lojërave të ulëta që bëheshin nga partnerët si motra LSDM – BDI !”, thuhet në reagimin e Mustafës.