Në mes të koncertit, Dua Lipa ‘kërkon’ pite

Shpërndaje

Dua Lipa është personazhi më i përfolur këto ditë në shtypin rozë.

Këngëtarja ka performuar të premtën (10 gusht) në parkun e Gërmisë, në festivalin “Sunny Hill”, shkruan lajmi.net.

Mbrëmë, këngëtarja ka qenë e pranishme si mysafire e veçantë në natën e dytë të “Sunny Hill”, ku performuan emrat më të njohur të estradës sonë.

Këngëtarja u argëtua pa fund me këngët e artistëve tanë, ndërsa në një prej videove ajo kishte lënë mbishkrimin “Dua ca pite”.

Kujtojmë që mëngjesin e sotëm, këngëtarja është larguar nga Kosova, në drejtim të Hungarisë, ku do të jetë e pranishme në festivalin “Sziget”.