Osmani: Do të bëjmë çmos që ta fitojmë Salzburgun

Shpërndaje

Shkëndija e pret nesër (e martë) Salzburgun, në kuadrin e ndeshjes së kthimit të raundit të tretë eliminatorë në Ligën e kampionëve europian.

Trajneri Qatip Osmani në takimin me gazetarë tha se janë të fokusuar në këtë ndeshje dhe bësojnë në cudi.

“Pas humbjes 0-3 në Austri, Shkëndija është gati të tregoj se rezultati i asaj ndeshje nuk ishte real. Na mbetet të përgatitemi më së miri dhe maksimalisht të angazhohemi për një paraqitje sa më dinjitoze. Nuk mendojmë për Roseborrgun, ndeshjen e play-off në Ligën e Europës, pasi jemi të përqendruar te takimi i kthimit. Nëse e keni parë ndeshjen, kundërshtari na mundi në gabime, kurse ne nuk i shfrytëzuam gabimet e tyre. Nesër do të japim maksimumin, pastaj të shohim cka më tutje. Do të bëjmë cmos që të fitojmë. Përvec Mevlan Muratit, i cili i lëndua me Vardarin, probleme të tjera nuk kam”, tha Osmani.

Ndeshja Shkëndija-Salzburg do të luhet të martën (14 gusht) ora 20:15 në stadiumin “Filipi i Dytë” në Shkup. Ndeshja e parë në Red Bull Arena ka përfunduar 3-0 për austriakët.