Majlinda dhe Nora u kualifikuan në gjysmëfinale

Shpërndaje

Xhudistet kosovare iu afruan medaljes Xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova janë në rrugë të mirë për të siguruar medalje në Lojërat Evropiane “Minsk 2019”. Majlinda fitoi me ippon në çerekfinale ndaj Karolina Pienkowska-s së Polonisë, në kategorinë -52 kg. E po ashtu, me Ippon fitoi edhe Nora Gjakova, e cila mundi Pauline Starje-n e Gjermanisë, në kategorinë -57 kg. Majlinda në gjysmëfinale do të takohet me Amandine Buchard të Francës./21Media