Maqedoni

Për politikanët e pushtetit: Në Maqedoni ka 957 magjistra dhe 34 doktor shkencash të papunë

Shpërndaje

Në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi ka gjithsej 23 fakultete, një përllogaritje e thjeshtë, tregon se nëse plotësohen të gjitha vendet nëpër fakultete do të paguhen thuajse 3.5 milionë euro. Këto ditë është realizuar një hulumtim nga Fakulteti.mk nga i cili mund të kuptohet se sa magjistra dhe doktor shkencash janë të pa punë në Maqedoni dhe sa zanate janë deficitare si profesione.

Rezultatet tregojnë se që nga mëvetësimi deri më sot në vend kanë diplomuar 164.234 studentë. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë, për momentin ka 12.133 qytetarë të pa punësuar me arsim të lartë, 957 magjistra dhe 34 doktor shkencash pa punë, transmeton Gazeta Koha. Sa kushton studimi në ciklin e parë, të dytë dhe të tretë në universitetet më të mëdha shtetërore në vend, dhe sa vende të lira ka për vitin akademik 2018/2019? E pritur, në Universitetin Shën Kirili e Metod, universiteti më i madh i Maqedonisë, ka vende më shumë.

Këtë vit ka vend për 11.661 studentë, 5913 prej tyre do të jenë të rregullt, 4573 do të regjistrohen si të rregullt me kofinancim, ndërsa 1.175 do të pranohen si studentë me korrespodencë. Afati i parë regjistrues është më 30 de 31 gusht, i dyti më 13 dhe 14 shtator, ndërsa afati i tretë më 24 shtator. Në Universitetin Kirli dhe Metodi ka 23 fakultete. Numri më i madh i studentëve janë të regjistruar në kuatoën e rregullt shtetërore dhe paguajnë nga 200 euro, ata me kofinancim nga 400 euro, njëjtë si këta të fundit paguajnë edhe ata me korrespodencë.

Një matematikë e thjeshtë, del se nëse plotësohen gjitha vendet nëpër fakultetet e UKM-së këtë vit do të paguhen 3.481.800 euro. Cikli i dytë i studimeve në UKM kushton ndryshe, varësisht nga semestrat. V.S. është e regjistruar në ciklin e dytë të studimeve në Fakultetin filologjik në Shkup. Ajo për particip ka ndarë rreth 1.500 euro për gjithë ciklin studiues i cili ka zgjatur dy semestra, plus të tretin i paraparë për mbrojtjen e tezës së magjistraturës. “Harxhime shtesë kisha vetëm për literaturë, të cilat janë të parëndësishme, dhe rreth kopjimit te materialeve, të cilat duke marrë parasysh se sa shumë faqe janë qoftë me ngjyra ose bardhë e zi, kushton 400 ose 500 denarë. Në fakultet duhet të dorëzohen pesë shembuj”, thotë ajo.

Cikli i dytë i studimeve kushton 1500 deri 3000 euro, varësisht nëse janë studime një vjeçare ose dy vjeçare. Në UKM këtë vit ka vend për 5.029 student në ciklin e dytë. Sa i përket ciklit të tretë të studimeve, studimet e doktoraturës, studentët duhet të plotësojnë disa kritere të përcaktuara nga secili institucion amë. Pasi secili fakultet ka dispozita të ndryshme, çmimi është individual. Sipas konkursit, në UKM këtë vit janë hapur 833 vende për studime të doktoraturës. Çmimet sillen prej 3000 deri 5000 euro, por kjo varet nga fakulteti dhe programi, pagesa e komentareve kushton 250 deri 500 euro, hulumtimi në kuadër të tezës së doktoraturës sillet prej 500 deri 1.500 euro.