Seanca për “Titanik” deri në mbrëmje, gjykimi zhvillohet me pauza për shkak të Jankulloskës

Shpërndaje

Gjykimi për lëndën “Titanit” të Prokurorisë Speciale, në të cilin janë prezent të gjithë të akuzuarit, do të vazhdojë pas orës 13:00.

Gjykatësi Osman Shabani dha pauzë një orë, për shkak të siç tha, nevojave të të akuzuarës Gordana Jankulloska, ndërsa gjithashtu njoftoi se seancat do të mbahen prej orës 10:00 deri 12:00, më pas do të ketë pauzë një orë, pastaj sërish gjykim prej orës 13:00 deri 15:00, pauzë një orë dhe prej orës 16:00 deri 18:00 do të vazhdojë seanca, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme gjykatësi Osman Shabani njoftoi se do të prezantohen audio-inçizimet (bombat), ndërsa reaguan avokatët e mbrojtjes të cilët dyshojnë për autenticitetin e materialeve të përgjuara.

Njëri nga avokatët e të akuzuarve, tha se është shkelur Ligji për mbrojtje të privatësisë që është sjellur më 10 nëntor të vitit 2015.

Për mbrojtjen, gjithashtu e kontestueshme është se në PSP ka njerëz të cilët bëjnë riinçizim të materialeve të përgjuara dhe thanë se akoma nuk kanë marrë transkriptë nga provat e Prokurorisë.

Përndryshe, të akuzuarit në lëndën “Titanik” dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.