Shëndeti

Sekretet e njerëzve që kanë memorie të fortë

Shpërndaje

​Memorizimi është një fakt që me kalimin e viteve mund dhe të dobësohet, ndaj gjithmonë është e rëndësishme që të bëni kujdes sidomos me ushqimet për të qenë gjithmonë në formë.
Ky është një proces normal për të gjithë njerëzit, megjithatë ka disa mënyra për ta pasur memorie të fortë edhe kur të plakeni.

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju ndihmojnë për të pasur një memories a më të shëndetshme.

Stërvitja

Ushtrimet dhe stërvitja janë zgjidhja e duhur për çdo problem jo vetëm të trupit, por edhe të trurit.

Mësoni gjëra të reja

Duke mësuar gjëra të reja, ju e mbani trurin aktiv dhe të shëndetshëm.

Provoni sa më shumë kuizze

Nëse provoni aftësitë tuaja në fjalëkryqe apo quizze të ndryshme do t’u ndihmojë të rrisni kapacitetin tuaj mendor.

Arti i përsëritjes

Nëse doni të memorizoni diçka si numër telefoni apo një adresë, duke e përsëritur informacionin do ta mbani mend më gjatë. Duke praktikuar artin e përsëritjes duhet të shtoni orët që përsërisni, duke filluar me një orë, pastaj çdo disa orë, më pas çdo ditë, për të arritur rezultatin më të mire.