Tërmeti i djeshëm/Raportohen mbi 200 shtëpi të dëmtuara. Banorët e Dibrës kalojnë natën në rrugë

Shpërndaje

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Mbrojtjes ka bërë publik bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti që goditi vendin tonë pasditen e së shtunës.

Të paktën 67 banesa janë raportuar të dëmtuara në bashkitë Bluqizë, Mat dhe Klos.

Njoftim per shtyp i Ministrise se Mbrojtjes:

Sot më datë 11.08.2018, ora 17:33, në fshatin Vinjoll të bashkisë Mat, ka pasur një lëkundje tërmeti me Magnitudë = 5,4 shkalla Rihter, dhe Thellësi= 5 km. Lëkundjet e Tërmetit janë ndier në qarqet: Shkodër, Lezhë, Dibër, Kukës, Tiranë dhe Elbasan. Deri tani nga komunikimi i QKOEC me specialistët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër, janë raportuar këto dëmtime të pjesshme në banesa:

12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos, kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj

8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat.

47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh.

Specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve.

Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit.”

Por sipas Balkanweb ky raport është më i lartë. Mbi 200 shtëpi janë dëmtuar nga tërmeti 5.4 ballësh dhe banorët e Dibrës e kanë kaluar natën në rrugë. Pritet një deklaratë nga Ministria e mBrojtjes nëse kjo shifër është e saktë apo jo./Blitz.al