Tërmeti i fuqishëm në Shqipëri, çan muret e disa banesave (Video)

Shpërndaje

Tërmeti me magnitudë 5.1 ka shkaktuar dëme në disa banesa në qarkun e Dibrës.

Siç shihet edhe në video, janë çarë muret e një banese, ndërsa orenditë shtëpiake janë rrëzuar përtokë.

Sipas raportimeve të deritanishme, tërmeti ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter. Është ndjerë dhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi e Bosnjë.

Epiqendra ishte 38 km nga VL e Tiranës e 10 km në lindje të Burrelit Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km.