Sport

Tyson Fury mposht me pikë Pianetan dhe në meçin e radhës përballet me Deontay Wilder

Shpërndaje

Tyson Fury ka fituar me pikë kundër Francesco Pianetas, në meçin që u zhvillua të shtunën mbrëma në Widsor Park në Belfast të Irlandës së Veriut.

Ky ishte dueli i dytë i britanikut pas rikthimit të tij, ndërsa pas dhjetë raundeve të zhvilluara ndaj boksierit italian, me vendim unanim të gjyqtarëve, ai e fitoi meçin.

30-vjeçari tash do ta ketë mundësinë ta sfidojë kampionin e WBC-së, Deontay Wilder, i cili ia ka premtuar një duke gjatë këtij viti, në rast se do të fitonte ndaj Pianetas.

Raundi 1
Që në fillim të duelit u tregua se nuk do të jetë një përballjet e lehtë për boksierin britanik.

Raundi 2
Fury nuk bënte shaka si jemi mësuar ta shohim, por tregohej i mprehtë dhe i vëmendshëm duke i parashikuar goditjet e Pianetas.

Raundi 3
Britaniku kombinoi disa goditje, sidoqoftë italiani nuk ia bënte të lehtë. Por, padyshim se epërsia ishte në favor të Furyt në tre raundet e para.

Raundi 4
Tysoni i dëgjonte me vëmendje këshillat e trajnerin dhe ekipit të tij, duke lëvizur mirë në ring dhe duke qëndruar i qetë.

Raundi 5
Pianeta qëndronte shumë statik dhe nuk i shkaktonte probleme Furyt. Ndërsa Deontay Wilder që ndodhej pranë ringut si analist, thoshte se Fury i ka bërë shumë përshtypje.

Raundi 6
Filloi të vërehej një lodhje nga Tyson, mirëpo kundërshtari i tij nuk kishte fuqi për ta shfrytëzuar momentin.

Raundi 7
Pakëz dramë pas një goditje të ulët të Furyt, me ç’rast Pianeta pati nevojë për pakëz kohë që të rikuperohet.

Raundi 8
Një goditje e fortë me të majtën e ‘Gypsy King’ tregoi se ai ishte në kontroll të plotë të duelit.

Raundi 9
Nuk ishte një përballje shumë interesante, mirëpo Fury tregoi se po mendonte për meçin e radhës – atë ndaj kampionit të WBC-së, Deontay Wilder.

Raundi 10
Sipas teorisë së David Haye, Fury nuk po e tregonte gjithë potencialin e tij për faktin se Wilder ndodhej pranë. Tifozët prisnin një nokaut, mirëpo meçi u vendos me pikë./telegrafi/