Vazhdon edhe sot dëgjimi i “bombave” në rastin “Titaniku”

Shpërndaje

Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për lëndën “Titanik” të Prokurorisë Speciale Publike.
Në seancën e djeshme filluan të dëgjohen “bombat” në prani të opinionit, ndërsa Prokuroria Speciale Publike ka kërkuar që shtatë nga gjithsej 1.063 “bomba” të dëgjohen pa praninë e opinionit sepse në to ka biseda private.

Mbrojtja për sot kërkoi që “bombat” fare të mos lëshohen dhe i kontestoi si dëshmi valide.

Seancat për “Titanik” për shkak të obligimeve të amësisë të ish-ministres Gordana Jakullovska do të mbahen në periudhën prej orës 10 e deri në 12 pas çfarë do të vijojë një orë pushim, pastaj nga ora 13 e deri në 15 me pushim prej një ore dhe nga ora 16 deri në 18.

Të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata dyshohen nga PSP për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore në vitin 2012.